Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë e kryeqytetit në këto dy mandate, shumë gjëra do të ishin ndryshe.
Ajo tha se kishte rezerva për mënyrën si ishte trajtuar identiteti dhe historia e Tiranës.
“Ajo që unë kam rezervat e mia është ai Ansambli historik i qytetit, ai trekëndëshi që me një vendim të kryeministrit, pra një vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2018 është modifikuar për t’i lënë vend ndërtimit të pallateve shumëkatëshe, pra ajo që unë nuk mund ta pranoj dhe ndoshta kam një ndjeshmëri shumë të lartë, është pikërisht sepse në zonën e Ansamblit Historik, është pjesa e Kullës së Sahatit, është pjesa e zonës së sarajeve dhe gjithë pjesa që shkon deri te Muzeu Historik Kombëtar të cilat duhet të ishin me ligj të paprekshme,” – u shpreh Kepi.
Sipas saj trashëgimia kulturore në këtë rast është dhunuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë