Plani për pallatet, Bejko: Me mua në krye të bashkisë godinat e vjetra nuk shemben

11 Maj 2023 | 15:59

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios. Ndërsa u dha programin për Tiranën, Bejko dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre ishte prishja e banesave nga Erion Veliaj.

Bejko i premtoi atij se nëse do të zgjidhet kryetar i Bashkisë një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se prishja e banesave bëhet për interes të oligarkëve të qeverisë dhe Erion Veliajt.

 “E kanë bërë sikur është prishur nga tërmeti, sikur ka çarje… Nëse s’ka çarje, bëhet enkas. Si duket i kanë vënë syrin të ndërtojnë ndonjë gjë të veten. Ne nëse do të fitojmë s’do të lejojmë të bëhen gjëra të tilla. Këto janë në shërbim të klientëve të qeverisë, Ramës dhe Erion Velisë. Prandaj i bëjnë këto prishjet”,-tha Roland Bejko, kandidat i PD për Tiranën

Gjatë takimeve, Bejko foli edhe për mbështetjen e bizneseve familjare për të frenuar largimin e të rinjve, një fenomen që sipas tij në vitet e fundit është përhapur së tepërmi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026