Emigracioni, Papa: Dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë, nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi

11 Qershor 2026 | 14:32

Papa Leo gjatë një vizite në Ishujt Kanarie të Spanjës u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të enjten që t’i trajtojnë emigrantët më humanizëm.

Ai e quajti apel ndaj ndërgjegjes së politikanëve në Evropë dhe bashkësisë ndërkombëtare, Papa i parë amerikan tha se dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë dhe nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi.

“Nuk mund të mësohemi të numërojmë të vdekurit”, tha Papa.

Papa po viziton arkipelagun pranë bregut perëndimor të Afrikës si pjesë qendrore e një turneu njëjavor në Spanjë, gjatë të cilit do të takohet me rreth 1,000 emigrantë të premten.

Ishujt janë një destinacion për migrantët që ndërmarrin një udhëtim vdekjeprurës përmes ujërave të Atlantikut, shpesh në mjete lundrimi të vogla të improvizuara dhe të mbipopulluara.

Në takimin e së enjtes në port me OJQ-të dhe organizatat bamirëse që ndihmojnë migrantët, Papa dëgjoi vullnetarë dhe të tjerë, përfshirë një kapiten anijeje shpëtimi i cili tha se në 18 vjet ai dhe kolegët e tij kishin shpëtuar rreth 20,000 migrantë.

Papa dëgjoi gjithashtu dëshminë e një gruaje nigeriane, e cila rrëfeu përvojën e saj të trafikimit dhe abuzimit seksual, ndërsa përpiqej të hynte në Evropë për të ndjekur një jetë më të mirë.

“Kam jetuar në kushte që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, tha ajo.

Leo i tha gruas se ajo ishte një bekim nga Zoti dhe meritonte lumturi.

“Të dashur migrantë, përpara se t’ju ​​them diçka tjetër, dua të përkulem para dinjitetit tuaj”, tha Papa. “Ju nuk jeni vetëm numra apo dosje. Ju jeni njerëz që kanë lënë pas familje dhe shtëpi. Keni ëndrra që askush nuk ka të drejtë t’i përçmojë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026