Emigrantë të zemëruar në Itali, nuk lejohet të zbarkojnë në brigjet e shtetit fqinj
Ka zemërim dhe dëshpërim në bordin e një anijeje shpëtimi emigrantësh, e cila u ankorua në Catania në Sicili.
Protesta shpërtheu për shkak të refuzimit të qeverisë italiane për t’i lënë ata që të zbrisnin. U lejuan të largoheshin vetëm familjet dhe personat me probleme shëndetësore.
Dy anije janë urdhëruar të largohen nga Catania. Të dyja po refuzojnë të lundrojnë, ndërsa bllokimi thellohet edhe më shumë.
Diku tjetër ka lehtësim për migrantët. Pas disa ditësh pritjeje në brigjet italiane, kësaj anije iu dha leja për të lundruar në portin e Reggio Calabri. Me shqetësimet shëndetësore në rritje, të 98 personat në bord u larguan.
“Vuan nga lija e dhenve. Nuk mund ta lajmë, u bënë 10 ditë që u lamë për herë të fundit. Ajo nuk mund të hajë, vetëm qan. Kini mëshirë për këtë foshnjë”, shprehet Musa një emigrant.
Qeveria e re e Giorgia Melonit u zgjodh me një premtim për të mbajtur një qëndrim të ashpër me anijet e migrantëve. Ata këmbëngulin se vendet me flamurin e të cilëve mbajnë anijet duhet të marrin pasagjerët duke e vendosur potencialisht në një kurs përplasjeje me qeveritë e tjera evropiane. Ndërsa kushtet përkeqësohen në anijet që presin në det, ata që qëndrojnë në bord kanë mundësi vetëm të presin dhe të shpresojnë vetëm për një zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë