Emiratet Arabe lënë të lirë të dyshuarin për vrasje të dyfishtë në Elbasan
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe rezulton se kanë lënë të lirë Florenc Çapjen, i akuzuar si porositës i një vrasjeje të dyfishtë ndodhur rreth dhjetë vite më parë në Elbasan.
Çapja, 40 vjeç, u ndalua në Dubai më 27 maj të këtij viti, rreth një muaj pasi SPAK e shpalli atë në kërkim.
Një i penduar i ka rrëfyer SPAK-ut përfshirjen e tij në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit – babë e bir, – ndodhur më 15 gusht të vitit 2012. Florenci dhe xhaxhai, Ardian Çapja, i arrestuar, akuzohen se i porositën vrasjet për hakmarrje.
Asokohe familja Çapja e akuzonte familjen Beqiri për bashkëpunim në vrasjen e Sokol Çapjes, ndodhur në vitin 2005.
Kjo çështje rezulton të ketë nxitur një valë vrasjesh për hakmarrje mes të dyja familjeve. Florenci dhe xhaxhai Ardian Çapja janë rrezikuar disa herë nga atentate.
Për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, autoritetet shqiptare kanë arrestuar në vitin 2020 edhe Klajdi Dokolin, i cili ndodhet në paraburgim i akuzuar si bashkëpunëtor.
Dokoli rezulton se ka kërkuar së fundmi lehtësimin e masës së sigurisë nga burg në arrest shtëpie me argumentin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Mirëpo Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën, edhe pse ajo qe pranuar nga prokuroria.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta