Emiratet e Bashkuara Arabe: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbyllet nga Irani
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë reaguar ndaj kërcënimeve të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se kjo rrugë jetike për transportin global të naftës dhe gazit nuk është nën kontrollin e Teheranit.
Sulltan Ahmed Al Jaber, ministër i industrisë dhe drejtues i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, deklaroi se çdo përpjekje për të kufizuar këtë korridor strategjik përbën një kërcënim global. “Nuk është një çështje rajonale; është prishja e një linje jetësore ekonomike globale dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi”, u shpreh ai në rrjetet sociale.
Tensionet janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli ndërmorën veprime ushtarake kundër Iranit. Në përgjigje, Teherani ka paralajmëruar se mund të sulmojë anijet që përdorin këtë rrugë ujore, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimeve dhe rritje të çmimeve globale të energjisë.
Al Jaber paralajmëroi se një precedent i tillë do të ishte “i paligjshëm, i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta lejojë një zhvillim të tillë.
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)