Emiriana Sako tregon për Euronews Albania si po shkon procesi i rindërtimit në qytetin e Durrësit

26 Nëntor 2020 | 06:41

Në një intervistë për Euronews Albania, Emiriana Sako, kryetare në detyrë në bashkinë e Durrësit tregoi se procesi i rindërtimit në këtë qytet është prekur në të gjitha programet e tij.

Ajo tregoi se familjet janë ndihmuar me një ndihmë ekonomike ndërkohë që sqaroi gjithashtu se janë 9700 familje që kanë marrë grandin për rindërtimin e banesës.

paralel me këtë proces ka filluar dhe puna për riparimin e ambienteve të përbashkëta siç tha dhe kryebashkiakja e qytetit të Durrësit.

“Në përfundim të këtij procesi do të kemi 615 pallate te cilat do t’i kthehen normalitetit. Parashikojmë që punimet do të përfundojnë në fund të muajit janar dhe këto punime prekin 6200 familje të cilat do të kthehen në jetën normale le të themi,” – tha Emiriana Sako.

Ajo tregoi se në bashkinë e Durrësit janë miratuar 1024 banesa të cilat do të ndërtohen nga e para. Sipas asaj që tha Sako puna tanimë ka nisur për 430 objekte.

Ndërkohë që sa i përket fillimit të punës për pallatet që duhen ndërtuar, Sako tha se punimet kanë nisur në dy pallate.

“Sot bëhet fiks një vit nga tërmeti i vitit që shkoi dhe kemi filluar punën në këto hapa, pra ka filluar rindërtimi i dy objekteve, total në qytetin e Durrësit janë 30 të tilla që do të ndërtohen po atje ku janë shembur. Ka filluar puna për ndërtimin e 430 banesave të para ndërkohë që ky numër do të shkojë në 1024,” – tha Sako për Euronews Albania.

Institucionet publike ishin një tjetër sektor shumë i dëmtuar nga tërmeti që sipas kryebashkiakes së Durrësit, edhe aty po bëhej një punë e madhe në sektorin e rindërtimit.  

Sa i takon familjeve që ende janë në çadra, Sako tha se ata marrin bonusin e qirasë dhe do ta marrin atë derisa të futen në banesë, ndërsa theksoi se një pjesë e mirë e tyre zgjedhin të jetojnë në çadër për shkak të bagëtive që nuk mund t’i lënë apo sepse shkojnë jetojnë tek të afërmit.

“Ky është një vendim individual i gjithësecilit, detyra jonë është që të japim bonusin e qirasë dhe të fillojmë rindërtimin e banesës sa më parë,” – tha Emiriana Sako.

Parashikojmë se viti tjetër do të jetë viti që do të japë rezultatet përfundmitare të rindërtimit, kështu u shpreh kryebashkiaja e Durrësit teksa theksoi edhe njëherë se puna me ritme të shpejta ka qenë model për këtë bashki.

 

Lexoni gjithashtu: 

Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026