Si votuan deputetët për Kodin e ri Zgjedhor, kush ishte kundër

5 Tetor 2020 | 15:35

Parlamenti ka miratuar sot Kodin e ri Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 vota abstenim kurse 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk lejojnë krijimin e koalicioneve parazgjedhore me lista të veçantë, ndërsa pragu elektoral është vendosur 1%.

Përveç votave të mazhorancës qeverisëse, ligji i ri zgjedhor ka marrë vota dhe nga deputetë të opozitës parlamentare.

Mes votave kundër bien në sy emri i deputetit që në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet në siglën e Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për Gjetan Gjetanin, i larguar nga grupi i PS.

Kurse mes votave pro Kodit të ri Zgjedhor, gjendjen disa nga deputetët e opozitës parlamentare, mes të cilëve Eugen Bojaxhi, Ediola Braha, Arlind Çarçani, Majlinda Halilaj, etj.

Kundër:

Adriatik Alimadhi

Amra Barova

Fatjona Dhimitri

Gjetan Gjetani

Ralf Gjoni

Kujtim Gjuzi

Elda Hoti

Korab Lita

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Erion Piciri

Artur Roshi

Zef Shtjefni

Suzana Topi

Halit Valteri

Abstenim:

Edlira Hyseni

Halil Jakimi

Ervis Meço

Kostaq Papa

Albana Zeneli

Nuk kanë votuar:

Rudinaj Hajdari

Enada Kapllani (Koçiraj)

Ligoraq Karamelo

Andi Përmeti

Koçi Tahiri

Besnik Troplini

 

Lexoni gjithashtu:

Pas debatesh të ashpra, miratohet në parlament Kodi i ri Zgjedhor

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026