EMRI| Tjetër aksion kundra trafikut të armëve, arrestohet një preson në Kamëz

21 Janar 2026 | 12:56

Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një tjetër aksion kundra trafikut të armëve. Në kuadër të operacionit të koduar “Members” është arrestuar Ardian Cuku, 31 vjeç.

Sipas raportimeve nga policia ky shtetas së bashku më shtetasit B. J. dhe Xh. Sh., të arrestuar më parë, kanë qenë anëtarë të këtij grupi kriminal dhe shisnin armë zjarri në Tiranë.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim

Njoftimi i plotë i policisë:

“Vijon operacioni i koduar “Members”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një tjetër pjesëtar i grupit.

Gjatë zhvillimit të operacionit, Policia arrestoi 2 pjesëtarë të grupit dhe sekuestroi 2 pistoleta me municion.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Members”, të zhvilluar më datë 17 dhjetor 2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u ndalua shtetasi A. C., 31 vjeç, banues në Kamëz.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. C., së bashku me shtetasit B. J. dhe Xh. Sh. (të arrestuar gjatë zhvillimit të operacionit), shiste armë zjarri, në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026