Enver Hoxhaj kritika të forta LDK-së: PDK s’e voton Vjosa Osmanin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh se partia e tij nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
“Ne si PDK i themi jo dhe prania e z. Hamza dhe e imja është më shumë për të thënë qëndrimin tonë”, tha ai.
Ai tha se Partia Demokratike nuk e tradhton besimin e qytetarëve dhe për këtë, z. Hoxhaj theksoi se do të jetë opozita e vërtetë.
Z. Hoxhaj kritikoi nga foltorja e Kuvendit Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij ka tradhtuar misionin e saj.
“Mua më vjen keq dhe e kam në konsideratë se dua të shpreh keqardhje si një parti politike si LDK, që misionin e kishte në përmbysjen e monizimit në vitin ‘90, por sot me qëndrimin që e kanë po e kthejnë një parti-shtet. PDK nuk e tradhton qytetarin. Ne e mbrojmë dinjitetin para nënshtrimit. Ne mbrojmë parimet para shantazhit dhe ne prej sot jemi opozita e vërtetë”, tha ai.
Kryetari në detyrë i PDK-së u shpreh se “Vjosa Osmani po emërohet nga Albin Kurti dhe nuk po zgjidhet”.
Sipas tij, këmbëngulja për të vendosur në krye të Shtetit Osmanin, pa pasur konsultime dhe dakordësi me partitë e tjera po bëhet për të pasur kontroll tërësor mbi të gjitha institucionet.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta