Enver Hoxhaj: PDK-ja ka nevojë për reflektim dhe reformim
Ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se kjo parti ka nevojë të reformohet, si dhe duhet të ketë reflektim nga ana e saj.
“Jemi mbledhur në këtë Konventë me qëllime të matshme, konkrete dhe të arritshme sepse PDK-ja ka nevojë të reflektojë, të reformohet dhe të modernizohet më tutje”, tha ai nga Konventa, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Z. Hoxhaj shtoi se me thirrjen e konventës së insistuar nga vet ai, ka synuar që gjenerata e re ta marrë drejtimin e partisë.
Ai theksoi më tej se tetë muajt që udhëhoqi këtë parti, nuk kanë qenë të lehta dhe se u kanë borxh anëtarëve të ri që PDK të rikthehet në vend të parë.
Ish-udhëheqësi i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se për shkak të problemeve që ka vendi, si opozitë do të jenë bashkë që t’i shërbejnë një fronti të përbashkët opozitar kundër populizmit dhe mashtrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta