Epidemiologu Alimehmeti: Nevojitet protokoll testimi për të minimizuar infektimet me COVID-19 në spitale
Në një intervistë për Euronews Albania epidemiologu Ilir Alimehmeti këshilloi se si mund të parandalohet përhapja e infeksionit në spitale, ndërsa e konsideroi si shqetësuese faktin se në rikthimin e transportit publik qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm sa të mbajnë maska.
Si në çdo sëmundje tjetër infektive, Alimehmeti tha se edhe për COVID-19 spitalet kthehen në vendet më të rrezikshme për përhapjen e infeksionit pasi atje paraqiten dhe të sëmurët e prekur, por nëse aplikohet një protokoll testimi mund të minimizohen rastet e infektimit në spitale.
“Përveç masave si mbajtja me detyrim e maskave, distancimit fizik, ajo që mund të bëjmë plus, është një protokoll testimi, testim i çdo personi që punon në qendrat shëndetësore, të paktën një herë në dy javë, dhe po kështu testimi i çdo personi që shtrohet në spital për arsye jo-urgjente dhe të mos-lejohet shtrimi i tyre nëse ata rezultojnë pozitiv,” – këshilloi epidemiologu Alimehmeti duke .
“Kjo është e vetmja mënyrë që ekziston për mbrojtjen e qendrave shëndetësore dhe spitaleve, nëse kjo nuk bëhet atëherë të gjitha gjërat e tjera kanë efikasitet shumë më të ulët,” – tha mjeku.
I pyetur për periudhën aktuale me numra në rritje të të infektuarve, epidemiologu e cilësoi periudhën me “fazë jo eksponenciale rritëse”, por në “nivele stabël sidoqoftë jo të dëshirueshme”.
“Te ne koeficienti R (riprodhimi i virusit, niveli ngjitës) ka mbetur stabël diku te 1.2-1.25, ndërsa në Serbi prej 6 majit ka pasur rritje dhe R-ja është 1.6 atje. Jemi në situatë më të mirë, kapacitetet spitalore po mbajnë, por nga krahu tjetër është diskutimi i transportit publik, ku personalisht e shoh në nivel jo të kënaqshëm sigurinë e tyre,” – tha Alimehmeti duke thënë se ka raste ku përdoren maskat, ndërsa në shumë të tjera jo.
Për sa i përket çështjes së testimeve Alimehmeti nuk e komentoi punën e Urgjencës Kombëtare dhe grupit epidemiologjik, dy strukturave që ndjekin protokollin e menaxhimit të situatave me COVID-19, por pranoi se mund të ketë shumë raste ku qytetarëve nuk u bëhet testi.
Alimehmeti tha se në periudhën e karantinës nuk ka pasur rritje të kapaciteteve testuese, ndërsa e cilësoi pozitive që tashmë autoritetet shëndetësore kanë vendosur të decentralizojnë testimet nga ISHP-ja edhe në QSUT dhe Spitalin Shefqet Ndroqi.
“Periudha e kufizimeve mars-prill u shfrytëzua për ngritjen e kapaciteteve spitalore, dhe jo më shumë për shtimin e kapaciteteve testuese, sepse kapaciteti testues ka qenë praktikisht i njëjti, këtë limit prej 500-600 testimesh në ditë e kemi pasur që në mars,” – u shpreh epidemiologu Alimehmeti.
“Kjo duhet parë sepse jodetyrimisht kur ke 3 qendra testuese ke po aq teste, sepse testet kërkojnë dhe rritje të tamponëve, por me gjasë është që edhe numri i testimeve të rritet. Le ta shohim,” – u shpreh epidemiologu.
Lexoni gjithashtu:
2 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta