Epidemiologu Simaku shpjegon hapat për bërjen e tamponit: Pse bëhet ditën e 4-t

24 Nëntor 2020 | 19:57

Epidemiologu Artan Simaku shpjegoi, të martën, të gjitha hapat që qytetarët duhet të ndjekin për të bërë tamponin për të zbuluar nëse janë apo jo të infektuar me Covid, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në një intervistë për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania Simaku sqaroi se ‘nëse një qytetar ka shenja ose simptoma në lidhje me sëmundjen, ose do të telefonojë direkt numrin 127 ose do të lidhet me mjekun e familjes.’

Ai theksoi se ndjekja e pacientit bëhet nga mjeku i familjes, i cili përveç se e referon pacientin tek Njësia e Kujdesit të Shëndetit për marrjen e tamponit, i jep pacientit dhe trajtimin sipas gjendjes ku ndodhet. Simaku sqaroi se përse tamponi merret me disa ditë vonesë, pas telefonatës së qytetarëve.

Epidemiologu sqaroi se tamponi duhet t’i merret qytetarëve të dyshuar si të infektuar në ditën e katërt ose të pestë të simptomave, pasi kjo siguron një shans më të lartë që tamponi të japë përgjigjen e saktë:

“Tamponi merret në ditën 4 ose të 5 sepse ndryshe del rezultat fals negativ.”

Lidhur me vendimin për karantimin apo rikthimin në punë të të infektuarve, Simaku sqaroi se i takon mjekut të familjes të vendosë për këtë gjë:

“Vendimi merret nga mjeku i familjes edhe të personit me simptoma edhe të familjarëve të tij. Mjeku i familjes jep vërtetimin për vetëizolim, karantinim ose rikthim në punë, në varësi të gjykimit të mjekut”, tha ai.

Qeveria shqiptare ndërkohë po mendon të mos ritestojë më tamponët pozitivë të bëra në klinikat private.

Deri më tani, çdo tampon që rezultonte pozitiv në klinikat private, ribëhej në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik për të verifikuar rezultatin. Por epidemiologu Artan Simaku deklaroi, të martën, për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euroneës, se ekspertët po diskutojnë për të mos e bërë fazën e ritestimit të tamponëve:

“Ndërsa laboratorët jo publik po flitet për të mos ritestuar më, por vetëm të deklarohet. Ky është një vendim që do të merret në ditët në vijim.”

Simaku tha se që nga fillimi i pandemisë në vend, ISHP ka rritur ndjeshëm kapacitetet për të testuar: “Në lidhje me kapacitete kanë ardhur në rritje. Pra në fillim të pandemisë kryeheshin 250 testime në 24 orë ndërkohë që tani arrijnë n 2500 në total në laboratorët public, jo publik dhe ISHP.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021