‘Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar’, thotë ministri Xhelal Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke komentuar procesin e reciprocitetit në targa me Serbinë, u shpreh se “epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar”.
Këtë mesazh thotë ministri Sveçla tashmë e ka kuptuar jo vetëm Beogradi, por edhe Bashkimi Evropian, i cili vepron si palë ndërmjetësuese për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion”, shkruan ai.
Sipas tij, Policia e Kosovës dëshmoi se është “polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri, pa dallim”.
Aplikimin e masës së reciprocitetit ai e cilëson si një hap pozitiv për shtetin e Kosovës, ndërsa për këtë jep argumentin si vijon:
“Megjithatë, Kosova bëri dhe një hap para. Mbi parimin e reciprocitetit vendosi që të bashkëpunojë me aleatët tanë dhe pas tërheqjes së barrikadave, të largojë Njësitë Speciale por në bashkëpunim me KFOR-in të sigurojë Policinë Kufitare dhe mbrojë dhe më tutje kufirin me Serbinë”
Në fund, ministri i Brendshën thekson dhe jep garancinë për qytetarët se sovraniteti dhe “ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht”.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta