Erdogan ultimatum Suedisë: Na ktheni ‘terroristët’, të lejojmë anëtarësimin në NATO
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i ka vendosur si kusht Suedisë për anëtarësimin në NATO, ektradimin e 130 personave, të cilët shefi i qeverisë në Ankara i quan si terroristë.
Sipas Erdogan Suedia duhet të ndërmarrë një qëndrim të qartë kundër atyre që morën pjesë në grushtin e shtetit të dështuar në Turqi në vitin 2016
“Ne u thamë, shikoni, nëse ju nuk na dorëzoni terroristët neve, ne nuk mund ta kalojmë miratimin e aplikimit për anëtarësim në NATO përmes Parlamentit”, tha Erdogan në orët e vona të së dielës, duke iu referuar një konference të përbashkët për media që kishte mbajtur nëntorin e kaluar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Që kjo çështje të miratohet në Parlament, para së gjithash ju duhet të na dorëzoni mbi 100, afër 130 terroristë te ne”, vijoi Erdogan.
Dy shtetet nordike aplikuan për anëtarësim në NATO pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Që të finalizohet procesi i anëtarësimit duhet që marrëveshje të ratifikohet në parlamentet e 30 vendeve anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)