Erdogan vlerëson propozimin rus: Potencial real për paqe të qëndrueshme
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se propozimi i Rusisë për organizimin e një raundi të ri bisedimesh me Ukrainën në Stamboll muajin e ardhshëm, rrit shpresat për arritjen e paqes.
Në një prononcimi për gazetarët gjatë fluturimit nga Azerbajxhani, Erdogan njoftoi se qeveria turke është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja vendet dhe vlerësoi se ky moment përbën një mundësi të mirë për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme në Ukrainë.
“Rruga drejt zgjidhjes kalon përmes më shumë dialogu dhe diplomacie. Po përdorim të gjithë fuqinë dhe potencialin tonë diplomatik për paqen,” u shpreh presidenti turk, sipas njoftimit të zyrës së tij.
Më herët, Kremlini njoftoi se po pret përgjigjen e Ukrainës lidhur me propozimin e Rusisë për zhvillimin e raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes, të planifikuar për më 2 qershor në Stamboll. Në këtë takim do të fillojnë diskutimet mbi draftet e memorandumeve që synojnë arritjen e një marrëveshjejefinale.
Rusia ka propozuar këtë raund të ri negociatash direkte, duke synuar t’i prezantojë Ukrainës një memorandum që përmban elementët kryesorë për “kapërcimin e shkaqeve rrënjësore” të konfliktit, në përpjekje për të nxitur zgjidhjen e krizës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit