Erdogan akuzon Perëndimin për “barbarizëm” dhe islamofobi në luftën në Gazë

9 Dhjetor 2023 | 16:24

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përdori një fjalim për të drejtat e njeriut të shtunën për ta akuzuar Perëndimin për “barbarizëm” në qëndrimet e tij për luftën mes Izraeli dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

“Izraeli ka kryer masakra dhe mizori të cilat do ta turpërojnë tërë njerëzimin”, tha Erdogani në një sallë të mbushur në Stamboll, një ditë para përvjetorit të 75-të të Deklaratës Universale për të Drejtave e Njeriut.

“Të gjithë vlerat e ndërlidhura me njerëzimin po vriten në Gazë. Përballë brutalitetit të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut nuk po ndërmarrin hapa konkret për t’i parandaluar këto shkelje”, tha lideri turk.

Deklarata për të drejtat e njeriut, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Paris më 10 dhjetor 1948, ruan një standard për të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë njerëzit.

Duke iu referuar vetos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën të premten kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila bënte thirrje për një armëpushim në Gazë, Erdogani tha se është e mundur të ketë një botë më të drejtë “por jo me Amerikën, sepse ajo qëndron përkrah Izraelit… Nga tani, njerëzimi nuk do të mendojë se SHBA-ja e mbështet Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026