Erë e re në PDK, Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar

2 Korrik 2021 | 10:41

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po hap një kapitull të ri të drejtimit të saj. Nga krahu i luftës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që e kanë drejtuar këtë parti që nga krijimi e madje kanë dominuar edhe qeverisjen e vendit, tashmë stafeta po i kalon gjeneratës së re të kësaj partie.

Memli Krasniqi është kandidati i vetëm i PDK-së për kryetar partie. Gjatë ditës së djeshme që ishte dhe afati i fundit i shpalljes së kandidaturave, Enver Hoxhaj, i cili e ushtroi detyrën e kryetarit pas arrestimit të Kadri Veselit, bëri të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës. Në këto kushte në konventën e 3 korrikut, nuk do të ketë një garë dhe që sot dihet se Memli Krasniqi do të jetë kryetari i ri i partisë.

Ndërsa, bëri të ditur se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit, Enver Hoxhaj tha se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së në çdo betejë dhe sfidë.

“Këtë të shtunë, PDK-ja e hap një kapitull të ri, i cili duhet të shënojë rikthimin e PDK-së dhe të trazojë vizionin për të ardhmen e partisë dhe të vendit. Unë do të vazhdoj këtë rrugëtim dhe do të jem në përkrahje të lidershipit të ri që del nga Konventa. Krejt përvojën, dijen dhe përkushtimin do t’ia dedikoj forcimit, konsolidimit dhe rikthimit të PDK-së si parti fituese”, u shpreh ai.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe fitorës së thellë të Vetëvendosjes, u artikulua nevoja për lidership të ri, për t’u përballur me realitetin e ri që solli Albin Kurti.

E para që iu nënshtrua zgjedhjes së kryetarit me këtë qasje të re ishte LDK, që zgjodhi në krye të saj Lumir Abdixhikun, duke lënë pas lidershipin tradicional shumëvjeçar të kësaj partie.

Këtë qasje duket se po e përqafon edhe PDK me Memli Krasniqin, duke u larguar kështu nga tradita e kësaj partie që kryetari vinte nga radhët e komandantëve të UÇK-së.

Të vetmit që vazhdojnë me të njëjtin lidership në Kosovë janë AAK me Ramush Haradinajn dhe “Nisma” me Ftamir Limaj, dy parti të vogla dhe me elektorat të lokalizuar.

 

LEXONI GJTIHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026