Vjosa Osmani merr “Çelësin e Qytetit”, Veliaj: Shumë shpejt busti i Rugovës edhe në Tiranë
Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës në Shqipëri i është dorëzuar “Çelësi i Qytetit” të Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.
Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj tha se ka diskutuar me presidenten në detyrë krijimin e një komisioni të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për monumentet, dhe se shumë shpejt edhe në Tiranë do të vendoset shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova.
“Jam shumë i lumtur që je në Tiranë. Dua që të të dhuroj çelësin e qyteti të Tiranës, si simboli i dere të hapur, si simboli i një vendi, që duhet të jetë shtëpia jote dhe e të gjithë shqiptarëve. Mezi pres që ato iniciativa, për të cilat folën sot në bash punim me komunat apo çdo temë tjetër, sidomos për fuqizim e rolit të vajzave dhe grave në politikë t’i bëjmë realitet”, tha Veliaj.
Zonja Osmani duke e cilësuar Tiranën si kryeqytetin e të gjithë Shqiptarëve ka kërkuar që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës të rriten edhe më tej.
“Tirana është e të gjithë shqiptarëve, prandaj edhe përgjegjësia juaj është e shumëfishtë në krahasim me çdo kryetar komune kudo në Kosovë, Shqipëri apo vende të tjera ku banojë jetojnë dhe shqiptarë. Presim që bashkëpunimin ta intensifikojmë jo vetëm mes Prishtinës dhe Tiranës, pro presim që të shërbeni si shembull dhe për komunat e tjera”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në vizitën e saj treditore pati takime të ndryshme, duke nisur me presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ruçi, liderin e opozitës Basha e deri tek ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.
Ajo kërkoi nga Shqipëria miratimin e një rezolute për të dënuar krimet dhe gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta