Veliaj paralajmëron kompanitë e transportit: Nëse nuk dalin në punë, u hiqet licenca!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylametin këtë të hënë ishin të pranishëm në Kombinat, ku inspektuan nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Hamdi Cullaj”.
Ai u shpreh se zona e Kombinatit në pesë vite ka përfituar investime të rëndësishme, të cilat sipas Veliajt kanë qenë në funksion të nevojave të komunitetit të zonës.
Vizitën në Kombinat Veliaj e shfrytëzoi për t’u bërë thirrje kompanive të transportit publikë, ndërsa kërkoi prej tyre që të rinisin aktivitetin dhe të mos mbajnë peng zhvillimin e kryeqytetit.
Sipas tij, operatorët që nuk do pranojnë të dalin në punë do të humbasin licencën.
“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës. Këtë qytet nuk e ka mbajtur sot peng askush në këto 5 vite dhe kjo është arsyeja pse ky është paralajmërimi i fundit. Nëse operatorët nuk dalin, fare mirë humbasin licencën, e cila do të hidhet në treg dhe vjen e merr një operator tjetër”, tha Veliaj.
Operatorët e transportit publik nga ana tjetër kanë deklaruar se në këto kushte e kanë të pamundur të dalin pasi nuk mund të përballojnë koston e shpenzimeve.
Ata kanë zhvilluar protesta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa kanë kërkuar mbështetje dhe suport nga ana e qeverisë.
Lexoni gjithashtu:
FOTO | Punonjësit e transportit publik protestojnë sërish, shoqërohen në polici disa prej tyre
Shoqatat “kërcënojnë” me protesta, Dashnor Memaj: Transporti nuk po merret seriozisht
Shoqatat e transportit ultimatum qeverisë, të ulen taksat ose më 15 qershor nuk rifillojnë punën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta