Ervin Bushati e cilëson “të papritur” mosmarrjen e mandatit dhe zbulon arsyen
Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati pavarësisht se ishte i treti në listën e kandidatëve të PS për Qarkun e Tiranës, ai nuk mundi të shpallej fitues i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Z. Bushati i ftuar në “Ilva Now” shprehet se kjo ishte “tërësisht e papritur” por megjithatë i gëzohet fitores së PS-së dhe një rezultati pozitiv të arritur në Tiranë ku ai ishte dhe drejtues politik bashkë me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin.
“Tërësisht e papritur për mua, por megjithatë nj rezultat fantastik në Tiranë dhe Shqipëri për PS. 19 mijë vota më shumë për PS në Tiranë, fitorja e PS është fitorja e ime”, u shpreh ai.
Z. Bushati me shaka tha se “çdo fitore e madhe e ka nga një akt heroik të vogël”, ndërsa thekson se mos shpallja fitues vjen nga fakti se renditja në krye të listës e ka disavantazhuar pasi votuesit e kanë konsideruar si të “sigurt”.
“Në fushatë, edhe si kryetari i PS në Tiranë, kisha privilegjin më të madh dhe mora dhe përgjegjësinë më të madhe,. Kam bërë fushatë për PS, për numrin 12. Nga ana psikologjike shumë njerëz kanë menduar se numri tre është shumë i sigurt”, deklaroi kandidati i PS.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit