Ervin Bushati: Termi patronazhist po keqpërdoret, Basha nuk fiton dot as në rrugicën e tij
Ervin Bushati, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, numri 3 në listën e qarkut të Tiranës tha për gazetaren Ilva Tare në emisioni Ilva Now se PS është e ndërgjegjshëm të përgjegjshëm për misionin si forca e parë politike, ku siç tha populli ka edhe kërkesat më të mëdha.
I pyetur lidhur me çështjen e shumëpërfolur të patronazhistëve, z. Bushati i shpreh se ky term po keqpërdoret në një kohë që bëhet fjalë për anëtarë të PS dhe struktura të kësaj partie, që siç tha është shumë e organizuar në shumë struktura.
Ai mohoi që të dhënat që disponon PS të jenë të dhëna shtetërore por informacion i mbledhur nga anëtarësia e PS.
“Ajo që është publikuar në mënyrë të transformuar nga një media, nuk është e joni, nuk e kemi fare ashtu sistemin. Të dhënat tona janë online, mjafton të bëhesh anëtar i PS, partia ka anëtarë, patronazhistë, janë terma që përdoren në të gjithë botën.
Databaza jonë është që në 2009 dhe është shumë i detajuar, ne dimë çfarëdolloj sjelljeje të votuese tanë dhe të tyre dhe këtë e quajmë kapital. Ne e bëjmë këtë punë në mënyrë permanente. Basha nuk fiton dot as në rrugicën e tij, në rrugicën ku ka lindur, që është QV 1929. Ka qenë e djathtë dhe me t’u bërë Basha kryetar partie u bë e majtë.
Nuk kemi përdorur të dhëna të shtetit, ne kemi të dhënat tona, është puna e vazhdueshme e strukturave të partisë”, tha z. Bushati.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit