Ervis Martinaj ka të infiltruar brenda RENEA-s, thotë gazetari Poli Hoxha

31 Gusht 2022 | 18:43

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka të infiltruar në repartin e forcave speciale të RENEA-s.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha theksoi se RENEA, por edhe njësia “Fast”, varen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe sipas tij kanë dashur që këtë t’ia faturojnë Gledis Nanos.

“Është e vërtetë që deri më tani, shërbimi i brendshëm policor, ka zbuluar që në shërbim të Ervis Martinajt nuk ishte vetëm polici i Forcave Operacionale, por ishte një nga ekipet elitë që është krijuar në 2019, “Fast”, me 50 ish komando dhe ish ushtarakë, për gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e elementëve shumë të rrezikshëm. Një punë që e ka kryer më parë RENEA.

Rezulton që organizata e Ervis Martinajt, përveç shumë e shumë brenda radhëve të policisë, ka inflitruar edhe brenda RENEA-s, është krimbur edhe reparti special, RENEA.  Këto reparte speciale, RENEA, Fasti, varen direkt nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe këtë kanë dashur t’ia faturojnë Gledis Nanos”, nënvizoi Hoxha.

Gledis Nano u shkarkua këtë të mërkurë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë

Pas tensioneve të shumta që kanë shoqëruar protestën e sotme para Kuvendit dhe në akset kryesore të kryeqytetit, Policia e Shtetit ka kryer shoqërimin e...
11:07 | 23/07/2026

Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare foli lidhur me situatën jashtë Kuvendit ku...
11:02 | 23/07/2026

Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë

Disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve të forta me protestuesit, të cilat po mbajnë qëndresën e tyre...
10:52 | 23/07/2026