Escobar-Lajçak takohen me Presidenten Osmani
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor si dhe zv.ndihmës sekretar i shtetit, Gabriel Escobar kanë nisur vizitën e tyre treditore në Kosovë duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Presidenca njofton se nuk do të ketë deklarim të Osmanit por vetëm komunikatë për shtyp, ndërsa të dy të dërguarit do të mbajnë një konferencë për media mëngjesin e së mërkurës.
Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escboar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti, takim i planifikuar pas orës 17:00.
Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me liderët e politikës si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që po ndërmjetësohet nga BE dhe SHBA.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta