Escobar pas takimit me Kurtin: ShBA-ja mbështet Kosovën në aspiratat evroatlantike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në aspiratat e saj evroatlantike.
“Mendoj se e thatë shumë mirë, është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam edhe për çështjen e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës”, u shpreh diplomati i huaj.
“Është e rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë krize në Evropë. Pata dëshirë të theksoj se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike”, tha ai më tej.
Gabriel Escobar u takua më herët edhe me presidenten Vjosa Osmani, ku ka thënë se qëllimi i vizitës së tij është thellimi i partneritetit ShBA-Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta