Gerti Shella ngre pikëpyetjen: Nuk u kuptua nëse Rama e ka pranuar dorëheqjen e Lleshajt

10 Dhjetor 2020 | 17:25

Gazetari dhe anëtari i shoqërisë civile, Gert Shella, thotë se me vrasjen e të riut Klodian Rasha është prishur qetësia dhe rendi publik. Ai tha për Euronews Albania se kemi të bëjmë me një vrasje të pastër, dhe aktet e ndodhura, e bëjnë ngjarjen krejtësisht të pajustifikuar.

“Ngjarjet e fundit janë tragjike dhe klan plagosur qetësinë e të gjithë qytetit, kanë plagosur të gjithë kosheincën shoqërore. Pasi policia ka vrarë një qytetar. Këtu kemi të bëjmë me një vrasje. Paqja sociale është prishur, dhe në ditën e rinisë ajo celebrohet me një vrasje krejt të pajustifikuar”, tha ai.

Gazetari shton se përgjegjësit për vrasjen e të riut duhet të japin llogari para ligjit. “Jemi një situatë problematike dhe është koha për të kërkuan përgjegjësi. Përgjegjësia në mënyrë absolute i duhet kërkuar policit të reparti “shqiponja”, shtoi ai.

Duke komentuar deklaratën për mediat të kryeministrit, Edi Rama, z. Shella tha se “nuk u kuptua nëse është pranuar dorëheqja e ministrit”. “Nuk jam në gjendje të them nëse një dorëheqjen e paraqitur nga ministri Brendshëm është pranuar nga Kryeministri”, deklaroi ai.

Ai i cilësoi të papërshtatshme për situatën fjalët e përdorura nga kryeministri Rama duke iu referuar kryesisht retorikës së tij të përdorur kundër opozitës dhe presidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026