‘Është shumë dinak’, gazetari: Zhdukja e Ervis Martinajt mund të jetë inskenuar

6 Shtator 2022 | 16:27

Gazetari Flamur Vezaj beson se zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj mund të jetë inskenuar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Vezaj u shpreh se inskenimi i rrëmbimit, mund të jetë e vetmja mënyrë që të kundërpërgjigjet ndaj armiqve të tij, duke qenë i qetë për disa kohë.

Vezaj deklaroi se Ervis Martinaj është shumë i kujdesshëm, duke mos u ekspozuar personalisht në kryerjen e një krimi, por duke përdorur të tjerë.

“Nuk kemi asnjë rast konkret, një pamje filmike të një institucioni apo të një vendi të ngjarjes ku Ervis Martinaj nuk është rrëmbyer. Deri më tani, jemi thjesht në aludimet se Ervis Martinaj është rrëmbyer. Unë dyshoj, duke njohur Ervis Martinajn si kontigjent kriminal, ai është një person shumë dinak, intrigant, ishte në gjendje të bënte shumë gjëra. Në të gjitha ngjarjet ku është përfshirë për vrasje, Ervis Martinaj ka dalë i pastër ose i papërlyer.

Është një person shumë i kujdesshëm. Anjëherë nuk është ekspozuar vetë me dorën e tij të kryejë një krim, ka përdorur persona të tjerë. Edhe në rastin konkret, mendoj që më shumë është inskenuar ky rrëmbim, sepse e vetmja mënyrë që të kundërpërgjigjet ndaj armiqve të tij, është që të lihet i qetë për disa kohë”, theksoi gazetari.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë

Pas tensioneve të shumta që kanë shoqëruar protestën e sotme para Kuvendit dhe në akset kryesore të kryeqytetit, Policia e Shtetit ka kryer shoqërimin e...
11:07 | 23/07/2026

Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare foli lidhur me situatën jashtë Kuvendit ku...
11:02 | 23/07/2026

Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë

Disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve të forta me protestuesit, të cilat po mbajnë qëndresën e tyre...
10:52 | 23/07/2026