“Është zhdukur”- Djali denoncon humbjen e kontakteve me të atin, dyshimet e para

Vetëvaret 61-vjeçari
26 Janar 2023 | 09:12

Një 78-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në policinë e Fierit. Ka qenë djali i tij, i cili ka kallëzuar te organet ligjzbatuese humbjen e kontakteve me të atin.

Djali ka deklaruar se 78-vjeçari është larguar nga banesa dhe ka shkuar për peshkim, nga ku nuk është kthyer më. Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur në plazhin e Semanit.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim  dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026