Espumisan, zgjidhja efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut nga gazrat

Espumisan
3 Mars 2023 | 18:34

ESPUMISAN është zgjidhje efikase për këdo që vuan nga gazrat në traktin tretës, fryrja e stomakut, fryrja apo diskomforti në zorrë, si dhe gazrat e shtuara.

Studiuesit theksojnë se stresi është një ndër shkaqet më të zakonshme që shkakton tek njeriu fryrje barku nga gazrat e shtuara (flatulencë), por edhe puna nën presionin e kohës, mungesa e pushimit dhe ushqyerja e nxituar luajnë rol negativ në funksionimin e traktit tretës.

Espumisan është një produkt mjekësor i mirënjohur dhe i provuar që përdoret për trajtimin simptomatik të çrregullimeve gastrointestinale të shkaktuar nga gazrat e tepërt në traktin tretës, si p.sh. flatulenca.

Lënda vepruese e Espumisan është simetikoni. Simetikoni vepron duke pakësuar tensionin sipërfaqësor të flluskave të gazrave ne stomak dhe zorrë dhe, në këtë mënyrë, ato përthithen më me lehtësi nga muret e zorrëve ose largohen nga trakti gastrointestinal përmes funksionit normal të tij.

Espumisan kapsula nuk përmban sheqer dhe mund të përdoret nga pacientët diabetikë ose që vuajnë nga çrregullime të tretjes së sheqernave. Ka formë kapsule xhelatinore, lehtësisht e gëlltitshme, mund të mbahet me vete gjatë ditës edhe në çantë.

 

Espumisan vjen edhe në trajtën e pikave për përdorim nga goja për foshnjat dhe fëmijët, si p.sh. dhimbjes së barkut tek foshnjat (kolikës infantile).

Espumisan për foshnja dhe për të rritur mund të gjendet në çdo farmaci dhe mund të merret pa recetë mjeku (OTC status).

Para përdorimit lexoni fletën udhëzuese të produktit dhe konsultohuni me mjekun/farmacistin tuaj.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026