Etjen Xhafaj e sheh të domosdoshme përfshirjen e emrave të rinj në qeveri

15 Korrik 2021 | 22:11

Partia Socialiste do të nisë në shtator mandatin e saj të tretë qeverisës. Ashtu si në mandatin e dytë, kryeministri Edi Rama do të qeverisë sërish i vetëm, asnjë aleat. Deputeti i zgjedhur për Qarkun e Tiranës për PS, Etjen Xhafaj e konsideron të domosdoshme nevojën për të qeverisur me ministrja të rinj.

“Do të ketë një qeveri të re absolutisht. Do të kemi një kabinet të ri qeveritar por nëse do të ndërrohen të gjithë apo jo, kjo pastaj varet nga Kryeministri dhe mënyra se si do të përgatisë ekipin për këtë mandat në bazë të vlerësimit dhe fokusit që do të kemi në këto katër vite. Unë mendoj se ndryshimi është i domosdoshëm për të ecur përpara dhe për t’u zhvilluar dhe besoj se dhe kryeministri vetë e ka nisur këtë që nga Kongresi (PS) dhe deklaratat që kanë ardhur në vijimësi për nevojë për t’u rigjetur”, tha z. Xhafaj.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë duke folur në emisionin “Raw Politics” për operacionet e fundit të SPAK, tha se “këto veprime kanë rritur besueshmërinë tek institucionet” e drejtësisë.

“Reforma ka pasur efekt. Nuk mund të kemi më vendimmarrja arbitrare dhe vonesa procedurale siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai duke shtuar nga ana tjetër se “nuk ka një fitore finale ndaj korrupsionit, nuk e ka fituar as SHBA, por ka ngritje të institucioneve”.

Etjen Xhafaj deklaroi më tej se “ka një tendencë për t’i lidhur të gjitha me një njeri ndërkohë që demokracia është një sistem tjetër që është ngritja e institucioneve”.

Sipas tij, mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për çështje të rëndësishme në vend dhe shtoi se në proceset e integrimit ajo është vetë përjashtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij...
22:04 | 26/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021