Etmond Guri: Vendimi i Komitetit të Ekspertëve diskriminues dhe i panevojshëm
Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi, tha për Euronews Albania se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për karatinën për emigrantët është një vendim diskriminues.
Ai pohoi se mund të ketë prapavijë politike duke qenë se ky vendim i lë emigrantët pa votuar.
Guri përmendi dy faktorë që bien ndesh me vendimin “karantinë për emigrantët” duke filluar nga fakti se siç u shpreh ai, në Greqi janë 30 të infektuar për 1 milion banorë ndërsa në Shqipëri 45 të infektuar për 1 milion banorë.
Së dyti përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi tha se masat kufizuese në vendin fqinj janë shumë më të ashpra se aktualisht në vendin tonë, gjë që përsëri hedh poshtë, sipas tij, vendimin për karantinë dhe shtoi se masa është e panevojshme.
“Sinqerisht jam i befasuar nga ky vendim,” – u shpreh Guri teksa theksoi se ishin me mijra qytetarë që do të vinin për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Sipas tij nëse qeveria do të kishte këmbngulur mjaftueshëm që qytetarët të përmbushnin detyrimin kushtetues, nuk do të ishte marrë një masë e tillë.
Ndërkaq sa i takon edhe arsyes që Komiteti Teknik i Ekspertëve dha për ardhjen e emigrantëve për festën e pashkës dhe evitimin e një mase të madhe njerëzish që do të ktheheshin në vend, Etmond Guri tregoi se nuk ka të dhëna për një numër shqetësues qytetarësh dhe kjo nuk ishte arsye për të lënë emigrantët pa të drejtë vote.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta