EULEX bastis zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
Pak ditë pasi në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dorëzuar mijëra faqe dokument të dyshuara se janë pjesë e dosjeve që Gjykata Speciale ka në hetim, EULEX ka bastisur zyrat e saj.
Zyrat e OVL-UÇK-së janë rrethuar dhe janë bastisur nga zyrtarë policorë të EULEX-it. Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyrave ende nuk dihet arsyeja.
Gjatë ditëve të fundit në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, një person i panjohur ka lënë dosje të ndryshme që pretendohet se janë të Gjykatës Speciale. Dyshohet se bëhet fjalë për dosje të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe ish-kupolës drejtuese të UCCK-së, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti etj.
Një veprim i tillë vjen pasi Gjykata Speciale e Hagës lëshoi urdhër arresti për një Sali Mustafën, ish-shef i inteligjencës së Forcave Speciale te Kosovës dhe ish-epror i UÇK-së në Zonën e Llapit.
Sipas Zyrës së Prokurorisë Speciale, Mustafa është transportuar në Hagë pas arrestimit dhe është vendosur në Qendrën e Paraburgimit atje. Sipas komunikatës, aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta