EULEX mbyll operacionin e kontrollit në zyrat e OVL-UÇK-së
Ka përfunduar pas rreth tetë orësh operacioni i EULEX-it në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi konfirmohet nga korrespondentja e Euronews Albania në Prishtinë, Erjonë Popova, e cila ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e sotme në Kosovë.
Pas tyre, u largua edhe Njësia e Veprimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës. Kjo e fundit qëndroi për gjatë gjithë kohës përballë zyrave të OVL-UÇK-së, duke ruajtur perimetrin e sigurisë.
Nga ana tjetër, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës zhvilloi një mbledhje, në të cilën ranë dakord që deri në kthimin e kreut të saj Hysni Gucati, posti drejtues i organizatës do t’i besohet sekretarit Faton Klinaku.
Pak minuta më parë ishte Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila konfirmoi zyrtarisht arrestimin e kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, por nuk zgjodhi të specifikojë në asnjë rresht akuzën që rëndon mbi të.
“Hysni GUCATI u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, në komunikatën e shpërndarë për mediat përmendet fakti se edhe Policia e Kosovës ka dhënë mbështetje operative ndaj EULEX-it, në operacionin për arrestimin e kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”, thuhet më tej.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë reaguar për ngjarjet e sotme, ndërsa kritikuan ashpër ndërhyrjen e “rrufeshme” të EULEX-it në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK-së).
Lexoni gjithashtu:
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta