EURO 2024 | Anglia ‘hakmarret’ ndaj Italisë, fitore edhe për Portugalinë
Anglia triumfoi 2-1 ndaj Italisë në “Stadio Diego Armando Maradona” në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2024.
Rice ndëshkoi Axurrët në minutën e 13-të, duke dërguar në festë tifozërinë mike. Në fundin e pjesës së parë, Di Lorenzo prek topin me dorë dhe shkakton penallti, duke i dhënë kështu mundësinë Harry Kane të dyfishojë shifrat.
Një pjesë e parë që u dominua nga anglezët. Në pjesën e dytë, Italia arriti të dominojë ndeshjen dhe te shënojë nje gol. Në fundin e ndeshjes, Anglia u detyrua te luaj me dhjete lojtare kartoni i dytë i verdhë për Shaw e nxorti atë jashtë loje.
Anglia mori 3 pikët në Itali, rezultat të cilin nuk e merrte që prej vitit 1961. Në grupin J, Portugalia nuk hasi probleme ndaj Liechtestein. Portugezet fituan 4-0, në një sfidë pa histori. Ronaldo arriti të shënojë 2 gola mbrëmjen e djeshme.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mori fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024.
Me tre lojtarë shqiptarë në formacionin Alioski, Bardhi, Musliu e katër të tjerë në stolin e rezervave mposhti 2-1 Maltën në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, për të ardhur më pas e minuta e 66-të, kur Ejlif Elmas e dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Churlinov, realizoi golin e dytë. Në minutën e 86-të, maltezet shkurtuan diferencën në 2-1.
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë