Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm

10 Qershor 2020 | 12:12

Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një komunikim për mediat, vlerësuan përgjigjen që ka marrë Shqipëria nga tregjet financiare konkretisht për eurobondin 650 mln euro. 

“Realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar “Shqipëria 2030” për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë  përpara të ekonomisë dhe punësimit. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të veçantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori” tha ai.

Z. Rama gjatë fjalës së tij për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve të huaja nuk ngurroi të ironizonte akuzat e Partisë Demokratike, e cila theksoi se qeveri Rama gëzohet kur arrin të marrë borxhe.

“Opozita ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar. Nuk diskutohet që është meritë e qeverisë që ne dalim me këtë vlerësim nga tregjet kapitale pas dy goditjeve. PD flet për gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, sepse edhe ata janë hidhëruar. Nuk është kështu, krejt e kundërta është e vërtetë. Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve”, tha ai.

Sipas kryeministrit, eurobondi 650 mln euro për 7 vjet me 3,625 për qind interes është një konfirmim i të gjitha të kundërtave që thuhen për gjendje financiare pasi është vlerësim për librin e llogarive të vendit.

“Shqipëria është i pari vend i tregjeve emergjente që arrin të dalë me një prim zero, është një sukses i jashtëzakonshëm duke parë tregjet sot dhe cilësinë e librit që përbën një bazë.

Në fund dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4,8 herë më shumë, si mund t’i ofrohen një kredimarrësi 4,8 herë më shumë? Kjo tregon se vendi ynë është i besueshëm”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026