Eurobondi 650 milionë euro, Rama flet për ”rezultat spektakolar”

9 Qershor 2020 | 16:45

Pas miratimit nga Parlamenti për emetimin e një Eurobondi me vlerë 650 milionë euro, Shqipëria duke se ka arritur një rezultat të kënaqshëm në tregjet ndërkombëtare financiare. Kryeministri, Edi Rama thotë se, vendi ka marrë oferta me interes më të ulët se sa vendet e tjera të rajonit. Për këtë ai thotë se është meritë e strategjisë së ndjekur nga qeveria për menaxhimin e borxhit publik.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja”, shprehet kreu i qeverisë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se sa është shuma e marrë hua nga qeveria dhe cili do të jetë interesi dhe afati i maturimit, por z. Rama flet për “rezultat spektakolar” në krahasim me vendete tjera të rajonit që gjithashtu kanë marrë borxh për shkak të goditjes së ekonomisë nga COVID-19.

“Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet! Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve, që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid! E di e di, të fundit dalin prapë, 7×7=42”, përfundon Kryeministri.

Gjatë miratimit të vendimit në Parlament, të enjten e kaluar, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se eurobondi është parashikuar në Strategjinë Afatmesme të menaxhimit të borxhit publik. Afati i maturimit tha ministrja do të jetë nga 7 deri në 10 vjet. Banka e Shqipërisë ka mbajtur qëndrimin e Eurobondi nuk prek politikat monetare të vendit dhe se do të sjellë një efekt pozitiv në stabilitetin markoekonomik në termin afatshkurtër dhe afatmesëm. Maqedonia e Veriut doli në tregjet kapitale për të kërkuar borxh vetëm dy javë më parë, ndërsa Greqia planifikon të bëjë një gjë të tillë në javët e ardhshme.

Banka Botërore parashikon se Shqipëria do të ketë një tkurrje me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2020, që do të vijë kryesisht si rezultat i goditjes së turizmit nga coronavirus. Ndërsa për vitin 2021, parashikohet një rritje me 8.8%. Në vitin 2019, vendi shënoi një rritje të ngadaltë prej 2.2% për shkak të ndikimit të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ndërsa 2018 kishte një rritje prej 4.1%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026