Euronews Albania siguron dosjen e SPAK: Thoma Gëllçi favorizoi kompaninë fituese për tenderin e kanalit ‘Agro’
Euronews Albania siguron dosjen e SPAK që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 persona të tjerë.
Sipas dosjes hetimore, Gëllçi krijoi procedurat e tenderit për blerjen e disa pajisjeve për “RTSH Agro”, përpara se të alokohej fondi nga Ministria e Financave.
Për tenderin në fjalë mësohet se kanë qenë dy kompani, konkretisht TBS 96 dhe Eurokontakt shpk. Kjo e fundit ndonëse kishte paraqitur një ofertë me 20 milionë lekë më pak se TBS 96, u skualifikua nga gara.
Kompanisë fituese iu zgjat afati i dorëzimit të produkteve përtej afatit 45 ditor ndonëse në kontratë ky afat ishte i paracaktuar. Gjithashtu po në dosje thuhet që është kualifikuar nga gara padrejtësisht një kompani.
Fillimisht shkeljet e kryera nga të arrestuarit u evidentuan dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Vlen të theksohet se fillimisht hetimi nisi nga Prokuroria e Tiranës e më pas i kaloi SPAK.
Pajisjet e blera që duhet të dorëzoheshin për 45 ditë:
- Sistem për lidhjen e kamerës me CCU dhe fibër optike.
- Sistem slow motion ne 6 kanale HD.
- Mixer video me 8 kanale HD dhe dopio ushqyes.
- Ruter video 3G/HD 32×32 me gjithë panel kontrolli 32×32.
- Shasi modulare për 10 module dhe dy blloqe ushqimi.
- Modul për embedim HD-SDI 4 kanale analog audio, 2 kanale AES.
- Modul shmederes video SD/HD/3G-SDI dy kanalesh 1×4 cme dalje pasive.
- Konvertues sinjali video SD në HD dhe anasjelltas.
Ish-drejtori i Radio Televizionit Publik u arrestua një ditë më parë gjatë një operacioni të SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tenderë.
Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta