Europa përfshihet nga moti i keq, stuhi në Gjermani dhe përmbytje në Francë, evakuohen dhjetëra familje
Kryeministri francez do të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore pas përmbytjeve që përfshinë veriperëndimin e Francës, ku dhjetëra familje u detyruan të evakuohen nga banesat e tyre.
Moti i keq ka përfshirë edhe Gjermaninë, teksa të shtunën një prej kampeve më të mëdha të të pastrehëve u evakuua pas parashikimeve për një stuhi dëbore, ndërsa në Berlin temperaturat kanë arritur në minus 8 gradë celsius.
Në Gjermani dhe Holandë stuhia ‘Darsi’ pritet të sjellë erëra të forte dhe reshje dëbore. Edhe pse nuk dihet numri ekzakt i të evakuarve, autoritetet vendore kanë përgatitur 50 tenda në rast se do të nevojiten për personat e evakuuar.
“Ne kemi mundur të gjejmë strehë për të gjithë personat e evakuuar dhe do të kujdesemi që t’i akomodojmë duke ruajtur masat e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat do të kenë mundësi të shpenzojnë fundjavën në ambiente të ngrohta dhe të mbrojtura”, tha Kevin Hönicke, kryetar i bashkisë i Berlinit.
Sipas parashikimeve të meteorologëve gjermanë, reshjet e dendura të dëborës do të vazhdojnë deri të hënën, teksa në veri pritet që niveli i dëborës të arrijë deri në 40 centimetra. Në Berlin temperaturat priten të ulen deri në -8 gradë celsius gjatë ditës dhe -12 gradë gjatë natës.
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset