Eurostat: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie, publikohen të dhënat dhe për Shqipërinë
Rreth 72.4 milionë persona në Bashkimin Europian vijojnë të jetojnë në rrezik varfërie, ndërsa Shqipëria mbetet një nga vendet më të prekura në Europë nga vështirësitë ekonomike.
Sipas të dhënave të Eurostat, 16.3% e popullsisë së BE-së jeton me të ardhura nën pragun e varfërisë, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, Shqipëria vijon të renditet mes vendeve me nivelin më të lartë të rrezikut për varfëri dhe përjashtim social. Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se rreth 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, gati dy herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Situata paraqitet edhe më shqetësuese për familjet me fëmijë, ku niveli i rrezikut arrin në 44.5%.
Sipas statistikave, shumë familje shqiptare e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet bazë të jetesës, faturat mujore apo shpenzime të papritura, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në familje me nivel shumë të ulët punësimi.
Një nga treguesit më alarmantë lidhet me fëmijët. Shqipëria rezulton me nivelin më të lartë në Europë të fëmijëve nën 6 vjeç në rrezik varfërie, duke reflektuar vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet e reja.
Ekspertët e lidhin situatën me kostot e larta të jetesës, pagat e ulëta dhe emigracionin. Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike e viteve të fundit nuk është reflektuar në mënyrë të barabartë në mirëqenien e qytetarëve, ndërsa diferencat mbeten të theksuara sidomos në zonat rurale dhe familjet me shumë anëtarë.
Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown