Eurostat: Të rinjtë gjejnë shpresë jashtë vendit, 62% e të larguarve nën 35 vjeç
Shqiptarët vazhdojnë të shohin të ardhmen e tyre, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Nga të dhënat e Eurostat, të rinjtë janë dominues në këtë fenomen.
62% e atyre që largohen nga Shqipëria janë nën 35 vjeç. Kjo do të thotë se vendi ynë po humbet grupmoshën më aktive, atë që krijon familje, konsumon dhe kontribuon në ekonomi.
Rreth 44 000 shqiptarë u larguan vetëm drejt BE-së, në vitin 2024. Grupi më i madh që largohet është 25-29 vjeç (rreth 14.3 %) dhe pastaj 30-34 vjeç (13 %). As familjarët nuk po ndalen në këtë aspekt. Një pjesë e familjeve me fëmijë të vegjël po largohen gjithashtu, kështu që mosha nën 15 vjeç përbën rreth 18 % të të larguarve.
“Shikojnë më pak mundësi, që do t’u japin stabilitet ekonomik. Nuk bëjnë kompromise, nuk pajtohen me realitetin, në një farë refuzimi. Një pjesë e të rinjve e shohin që pas çdo përpjekjeje nuk shkojnë shumë larg dhe për këtë arsye demotivohen dhe parapëlqejnë vështirësi të ngjashme në një vend tjetër, por që ka më tepër rregulla, ku ligjet funksionojnë, sidomos në Perëndim. Këtu në Shqipëri shohin që çdo lloj përpjekjeje nuk shpërblehet dhe për këtë arsye emigrojnë sa janë ende shumë të rinj, sa nuk kanë krijuar ende familjen e tyre”, thotë Entela Binjaku, sociologe.
“Një nga faktorët kryesorë për këtë është që nuk gjejnë një punësim të sigurt, i cili ka një pagë të kënaqshme. Mungesa e kësaj page në Shqipëri dhe siguria e punës është faktori numër një për të rinjtë që të largohen nga vendi. Sa herë që ne e kemi këtë mundësi, mungesën e marrjes së kostos së jetesës në krahasim me pagesat që marrin, shohim që kostoja është shumë herë më e madhe se pagesa që marrim në fund të ditës”, shprehet Gentjana Hasalla, eksperte ekonomie.
Ekspertët thonë se dhe mungesa e vende të punës, në bazë të kualifikimeve të tyre, ka ndikuar që të rinjtë të gjejnë një zgjidhje jashtë trojeve.
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)