Evropa përvëlohet nga i nxehti: Rekorde temperaturash, zjarre dhe mbyllje shkollash
Evropa po përjeton një valë të nxehti “të jashtëzakonshme”, që ka paralizuar sektorë të tërë të jetës publike dhe ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore dhe civile në disa shtete të kontinentit. Temperaturat kanë tejkaluar 40°C në qytete të mëdha, ndërsa valët e të nxehtit kanë nxitur zjarre dhe ndërprerje të shërbimeve.
Në Itali, autoritetet vendosën ndalimin e punës në ambientet e jashtme gjatë orëve të nxehta të ditës, ndërsa alarmi i kuq u vendos në në 17 qytete, përfshirë Milanon, Romën dhe Firencen. Në qytetin e Trentos, temperatura arriti 40°C. Një punëtor ndërtimi humbi jetën pranë Bolognas, dhe dyshohet se shkaku ishte i lidhur me nxehtësinë ekstreme.
Franca mbylli afro 1,900 shkolla të martën, ndërsa autoritetet meteorologjike raportuan temperatura deri në 41°C. Në Firence dhe Bergamo pati ndërprerje energjie si pasojë e përdorimit të lartë të kondicionerëve. Kati i sipërm i Kullës Eiffel u mbyll për turistët për arsye sigurie.
Turqia vazhdoi përpjekjet për shuarjen e zjarreve masive në pyje, të cilat detyruan evakuimin e mbi 50,000 personave në zonat përreth Izmirit dhe provincave Manisa e Hatay.
Spanja konfirmoi muajin qershor si më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë, me temperatura që tejkaluan 40°C në disa qytete, ndërsa Deti Mesdhe regjistroi një temperaturë rekord prej 30°C – gjashtë gradë mbi mesataren sezonale.
Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus të BE-së, Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale, duke e bërë kontinentin më të prekur nga ndryshimet klimatike në planet.
Organizata Botërore Meteorologjike e quajti situatën të jashtëzakonshme për këtë periudhë të hershme të verës, por jo të paprecedentë.
“Evropa po përjeton episode të nxehtësisë ekstreme që normalisht do t’i shihnim më vonë gjatë verës,” deklaroi zëdhënësja Clare Nullis.
Efektet janë ndjerë edhe në Londër, ku temperaturat shënuan 32°C.
Shkencëtarët paralajmërojnë se vala e tanishme e të nxehtit është një pasojë e drejtpërdrejtë e emetimeve të gazeve serrë, shpyllëzimit dhe aktiviteteve industriale. Viti 2023 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në nivel global, një trend që, sipas tyre, pritet të përkeqësohet.
Rreziku i zjarreve mbetet i lartë në të gjithë Mesdheun, ndërsa në Francë, fermerët kanë nisur korrjen e grurit natën për të shmangur temperaturat përvëluese.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar