Stuhi dhe i nxehtë ekstrem: Përmbytje në veri të Italisë, “ferr” në Spanjë e Francë

1 Korrik 2025 | 14:50

Dy persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e motit, i karakterizuar si nga reshje të dendura ashtu edhe nga i nxehti në veri të vendit.

Një nga viktimat humbi jetën si pasojë e daljes së një lumi nga shtrati, ndërsa tjetri teksa punonte në një strukturë ndërtimi.

Vdekjet erdhën teksa i nxehti afrikan vazdoi të përhapej nëpër kontinentin evropian, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë, Francën dhe madje edhe Britaninë, duke sjellë një valë të nxehti.

Megjithatë, në lokalitetin italian të Bardonekias, në afërsi të Torinos, shirat e dendura bënë që lumi Frejus të dilte nga shtrati dhe që uji dhe balta të përmbytnin rrugët.

Viktima që u regjistrua, një 70-vjeçar, e humbi jetën teksa përpiqej të dilte nga fugoni i tij. Ndërkohë, viktima tjetër, një punëtor ndërtimi i moshës 47 vjeç, gjeti vdekjen në Bolonja nga një atak kardiak, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e të nxehtit ekstrem.

E teksa përvëlimi vazhdon, gjatë së martës autoritetet në disa rajone veriore të Italisë shpallën alarmin ngjyrë të verdhë, ndërkohë që qytete si Firence, Bolonja alarmi ishte i kuq.

Për shkak të valës së të nxehtit, në shumë rajone të vendit, përfshirë Lacion, Umbrian, Toskanën, por edhe Sicilinë dhe Pulian, është vendosur gjithashtu që të ndalohen aktivitetet e punës në ambient të hapur deri më 31 gusht.

Temperaturat arritën në 40 gradë Celsius edhe në Francë, ndërsa shkuan mbi 43 gradë në Spanjë dhe Portugali.

Në veçanti, në qytetin spanjoll të Huelvas, në rajonin e Andaluzisë, temperaturat arritën të dielën në 46 gradë.

Për shkak të ndryshimeve të klimës, ndryshimet meteorologjike po bëhen gjithnjë e më frekuente e intensive, me valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet që mund të verifikohen brenda pak ditësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026