Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e treta mes vendeve të origjinës për numrin e shtetasve të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.
Sipas raportit, gjatë tremujorit të parë të vitit, 108 475 shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropian morën urdhër për t’u larguar nga territori i një shteti anëtar, ndërsa 34 550 persona u kthyen në vendet e tyre të origjinës pas zbatimit të këtyre urdhrave.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i urdhrave për largim është ulur me 12.8%, ndërsa numri i kthimeve është rritur me 8.1%.
Shtetasit algjerianë kryesuan listën e personave që morën urdhër për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, me 11 105 raste, të ndjekur nga marokenët me 6 435 dhe sirianët me 5 335.
Ndërkohë, për sa i përket kthimeve në vendet e origjinës, shtetasit turq renditen të parët me 3 555 persona, të ndjekur nga gjeorgjianët me 2 060 dhe shqiptarët me 2 050.
Sipas Eurostat, shtetasit shqiptarë përbënë 5.9% të totalit të personave të kthyer nga Bashkimi Evropian gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i shqiptarëve të kthyer është rritur me 4.6%.
Nga shtetet anëtare, Gjermania realizoi numrin më të madh të kthimeve në vendet e treta, me 7 300 persona, e ndjekur nga Franca me 3 775 dhe Polonia me 2 660.
Raporti evidenton gjithashtu se 59.6% e kthimeve nga Bashkimi Evropian janë kryer në mënyrë vullnetare, ndërsa 40.4% kanë qenë kthime të detyruara.
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 13:38 Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët