Fabrika e parë e vaksinës kineze për Europën nis të ndërtohet në Serbi
Nisi në Serbi ndërtimi i fabrikës së parë në Evropë, ku do të prodhohet vaksina kineze anti-Covid-19 Sinopharm.
Nga muaji prill fabrika është planifikuar të prodhojë 30 milionë doza vaksinash çdo vit, dhe pritet të furnizojë Serbinë, disa vende të rajonit dhe Evropës.
Guri i themelit për ndërtimin e fabrikës e re u vendos nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në prani të ambasadorit kinez në Beograd.
Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, së bashku me partnerët nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është në gjendje të zgjidhë disa probleme globale.
Gjatë ceremonisë ambasadori kinez tha se bashkëpunimi për vaksinën është i favorshëm për reagimin e përbashkët ndaj pandemisë COVID-19, si dhe promovimin e zhvillimit ekonomik.
Në qershor, me asistencën e ekspertëve rusë Serbia filloi të prodhojë edhe vaksinën ruse Sputnik V.
Vaksinat kineze, përfshirë Sinopharm dhe Sinovac, janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për përdorim urgjent.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta