Falja e gjobave gjatë pandemisë, Vasilika Vjero: Kthimi i parave, me të njëjtën procedurë si me pagat e luftës

8 Tetor 2020 | 10:32

Zëvendës Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, në një intervistë për Euronews Albania, ka folur rreth heqjes së gjobave për gjithë subjektet apo individët që kanë shkelur rregullat e protokollit anti-COVID duke e konsideruar këtë një lajm shumë të mirë për qytetarët.

Ajo theksoi se ende nuk ka një numër të saktë duke bërë me dije se ky numër i saktë do të dalë pas datës 30 tetor.

“Pasi të sigurojmë një informacion të plotë sigurisht që do të fillojë dhe shpërndarja, qoftë dorëzimi fizik i lejeve dhe licencave apo lejeve të drejtimit të cilat janë tërhequr por njëkohësisht edhe shpërndarja fizike, transferimi fizik dhe i shumave në llogaritë bankare apo dhe pranë institucioneve publike”,- tha Vjero.

Zv. ministrja në fjalën e saj tha se shumat do të kthehen mbrapsht qoftë nga institucionet përgjegjëse, qoftë nga buxheti i shtetit, në llogarinë bankare të individit apo subjektit. Vjero sqaroi se kjo është diçka e përcaktuar qartë në aktin normativ dhe do të veprohet njësoj siç u veprua me pagat e luftës.

Pyetur për efektet që do të ketë falja e gjobave, Vasilika Vjero u përgjigj se efektet nuk do të jenë të larta për buxhetin e shtetit pasi nuk janë vendosur shuma të mëdha gjobash pasi sipas saj të gjitha gjobat e vëna ishin më tepër të një karakteri ndërgjegjësues.

“Nuk bëhet fjalë për gjoba dhe shuma shumë të mëdha të cilat do të mund të dëmtojnë buxhetin e shtetit. Këto janë të ardhura që sikurse janë marrë në një mënyrë të tillë do të rikthehen përsëri pranë qytetarëve dhe pranë subjekteve”,- sqaroi znj. Vjero teksa u shpreh se këto nuk kanë qenë shuma të parashikuara në buxhetin e shtetit dhe kësisoj nuk mund të kenë një ndikim negativ.

Së fundmi Vasilika Vjero tha  se vendimi është marrë pikërisht në këtë periudhë sepse ju është dashur kohë të edukojnë dhe ndërgjegjësojnë si individët ashtu dhe subjektet me respektimin e masave në mënyrë që më pas të arrijnë në një vendimmarrje të tillë.

Vjero e konsideroi këtë periudhën më të përshtatshme sepse duhet marrë në konsideratë dhe kalimi i sezonit veror, ku numri i rasteve të të prekurve u mbajt nën kontroll pikërisht falë këtyre masave dhe tani sipas saj, është koha t’i lehtësojnë qytetarët dhe bizneset.

Së fundmi ajo nënvizoi se kjo nuk do të thotë që nuk do të merren masa për shkelësit nga ky moment e mbrapa.

 

Lexoni gjithashtu:

Falen të gjitha gjobat e vendosura për shkelje të rregullave anti-COVID, do rimbursohen ata që i paguan

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026