Falsifikoi lejen e qëndrimit, dënohet me 100 orë punë futbollisti i Tiranës që mori pasaportë shqiptare
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 100 orë punë në komunitet futbollistin ganez të skuadrës së Tiranës, Winful Cobbinah, pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit.
Euronews Albania mëson se vendimi është dhënë nga gjyqtari Kastriot Gramshi. Futbollisti 29-vjeçar i Tiranës thuhet se falsifikoi lejen e qëndrimit në Shqipëri, dhe kjo u zbulua nga policia kufitare e aeroportit të Rinasit vitin e shkuar kur edhe u ndalua.
Megjithëse ishte nën hetim, Cobbinah vijoi lirisht aktivitetin si sportist dhe nga ana tjetër duket se kjo nuk e pengoi në procedurat e marrjes së shtetësisë shqiptare.
Në fakt shtetësia, e dhënë me procedurë të shpejtuar nga Presidenti Ilir Meta, u bë çështje politike me replikat mes shumicës socialiste dhe Presidentit Ilir Meta.
Kryeministri Rama, teksa replikoi me Metën, në një postim në Twitter theksoi se Cobbinahs i qe dhënë shtetësia për 8 orë edhe pse ai ishte nën hetim.
Nga ana e presidentit çështja është konsideruar “konformë ligjit”, megjithëse nuk ka pasur shumë transparencë rreth procedurës.
Për këtë çështje, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, se çështja e shtetësisë është kompetencë e ministrisë së Brendshme, por finalizohet nga presidenti me dekret dhe në rastin konkret ai këmbënguli se ministria qe anashkaluar.
Rasti i shtetësisë së Cobbinahs
Futbollistit 29-vjeçar të Tiranës, Winful Cobbina, u transferua nga Gana në kryeqytetin shqiptar në vitin 2018. Atij iu dha shtetësia në fillim të muajit tetor.
Më 28 shtator, pas kërkesës nga vetë futbollisti, Presidenti Ilir Meta dekretoi (kliko këtu për të shqyrtuar dokumentin) dhënien e shtetësisë.
Fitimi i shtetësisë u botua në Fletoren Zyrtare (kliko këtu për të shqyrtuar dokumentin) më 1 tetor, kur Tirana do të zhvillonte ndeshjen kualifikuese për në Europa League kundër Young Boys në Zvicër – e përfunduar 3-0 për helvetët.
Tirana e argumentoi kërkesën për shtetësi të futbollistit ganez për lehtësira në vajtjen në Zvicër.
Vajtja e Cobbinas në Bern u bë me pasaportë shqiptare. Ai luajti si titullar për rreth 70 minuta, përpara se të zëvendësohej nga patrioti i tij Derrick Sasraku.
Përveç udhëtimit drejt Zvicrës, Tiranës i lehtësonte punë shtetësia e Cobbinas edhe në raport me rregullin e aktivizimit të lojtarëve të huaj në kampionatin shqiptar.
Rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) (Neni 15, kliko këtu për të shqyrtuar dokumentin) sanksionon se në një ndeshje zyrtare “nuk mund të aktivizohen njëkohësisht në fushë më shumë se katër futbollistë me shtetësi të huaj”, përjashtim nga ky rregull bëjnë lojtarët me pasaportë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk konsiderohen të tillë.
Tirana, përveç Cobbinas, ka edhe pesë lojtarë të tjerë të huaj.
Sipas ligjit për shtetësinë, të huajve rezidentë në Shqipëri u duhen minimalisht 7 vite për të përfituar pasaportën, ose tre vite nëse celebrojnë në martesë një shtetas apo shtetase shqiptare.
Ligji parashikon procedura të shpejtuara në raste të veçanta kur bëhet fjalë për personalitete me kontribute të çmuara për shoqërinë në art, shkencë apo dhe sport.
Lexo gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta