Familja bën thirrje: Hasan Prishtina të prehet në “Varrezat e Dëshmorëve”
Hasan Prishtina është një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ideolog dhe udhëheqës i lëvizjes për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin e dha për çështjen kombëtare shqiptare.
Hasan Prishtina një nga veprimtarët më të shquar, ishte pjesë e një sërë ngjarjesh historike që nga pavarësia e Shqipërisë ku në qeverinë e Ismail Qemalit mbajti postin e ministrit, në 1919 ishte drejtues i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mori pjesë në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës dhe më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar Kryeministër dhe Ministër i jashtëm.
Nipi i tij, Mehmet Prishtina thotë se pak është bërë në Shqipëri dhe Kosovë për të vlerësuar figura të tilla.
“Një mendje e ndritur siç ishte Hasan Prishtina, një burrë i cili fliste në atë gjuhë kishte studiuar për administratë publike dhe drejtësi në Universitetin e Stambollit dhe ai me gjithë qenien e tij, gjithë pasurinë e tij ja fali nxënësve shqiptar, i financoi për t’u edukuar dhe luftoi anafalbetizmin. Ishte protagonistë, ndër më kryesorët të pavarësisë së Shqipërisë,” – u shpreh nipi i Hasan Prishtinës.
Më 13 gusht 1933 Hasan Prishtina u vra në Selanik dhe deri në vitin 1962 ai ishte cilësuar tradhtar i kombit shqiptar. Më pas eshtrat e Hasan Prishtinës erdhën në Shqipëri dhe varrosen ne Kukës, ku janë dhe sot. Mehmet Prishtina thotë se ka kërkuar që Hasan Prishtina të varroset në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë.
“Hasan Prishtinës deri në fund të viteve 60 i është mohuar komplet kontributi por më vonë u rehabilitua si figurë për çfarëdolloj interesash qofshin ato. Janë ndërmarrë disa kërkesa sporadike por jo serioze. Unë në kërkesën time që daton më 14 janar 2014 drejtuar qeverisë shqiptare, kam kërkuar që të varroset Hasan Prishtina në Tiranë,” – tha Mehmet Prishtina.
Ndërsa ne vazhdojmë të mësojmë nëpër libra për rolin e Hasan Prishtinës në historinë e pavarësisë së Shqipërisë dhe çështjes kombëtare, te varri i tij që gjendet në Kukës të vetmit që bëjnë homazhe janë familjarët e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta