Adele ka përfunduar shfaqjet e saj në Mynih fundjavën e kaluar duke thënë se nuk do të jetë në skenë për një kohë të gjatë.
“Më duhet vetëm një pushim. Unë kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj atë tani”- ka thënë ajo.
Ndërkohë së fundmi mediat e huaja bëjnë me dije se Adele ka refuzuar pagesën prej 200 milionë dollarës për të zgjatur turneun e saj.
“Ka pasur shumë oferta, por ajo i ka refuzuar të gjitha sepse dëshiron të jetë në shtëpi me fëmijën e saj. Marrëveshja kineze vuri miliona dollarë në tryezë, por ajo nuk donte ta bënte në fund. Ajo ka vënë fëmijën, të dashurin e saj dhe veten në radhë të parë”- ka thënë një burim për mediat e huaja.
Dhjetë koncertet e Mynihut, të cilat sapo i përfundoi, ishin shumë fitimprurëse. Adele sipas mediave të huaja, nga këto koncerte ka fituar 5.9 milionë euro.
Nuk dihet ku do të jetoj tashmë ylli i muzikës si dhe kur do të kthehet sërish në skenat botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk do t’ju shoh për një kohë të gjatë”, Adele lajmëron pauzën e saj nga muzika
- Adele zbulon çfarë i tha menaxherit kur dëgjoi për herë të parë Dua Lipën