Fati i Christian Eriksen, futbollisti danez në gjendje të qëndrueshme pas atakut kardiak
Fansa të shumtë e kaluan natën jashtë spitalit në Kopenhagen ku po mjekohet futbollisti Christian Eriksen, në mbështetje të tij. Lojtari i kombëtares së Danimarkës thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së shpejtë, me masazhe kardiake dhe defibrilator.
“Dua të di se si është ai? Bashkëshortja e tij, fëmijët e tij, sepse ai ka familje dhe sot futbolli s’ka rëndësi. Ishte një moment i frikshëm për të gjithë kombin, për të gjithë Evropën të shihje Eriksen në tokë nga një atak në zemër”, thotw Lars Bech, tifoz i Danimarkës.
Eriksen, që luan për ekipin e Interit, u shoqërua jashtë fushe me ovacione nga të dyja palët e tifozerive, me atë finlandeze që bërtiste emrin e tij “Christian” dhe atë daneze që përgjigjej me “Eriksen”.
“Jam shumë i prekur nga ajo që ndodhi. Jam përfshirë në situata të ngjashme si trajner ku kemi rrezikuar të humbasim dikë në fushën e lojës. E di se ç’do të thotë dhe e kuptoj pse të gjithë vrapojnë tek familjet e tyre dhe qëndrojnë me ta. E tillë është edhe kjo situatë. Kemi një natë të gjatë përpara dhe të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë për Christian-in dhe familjen e tij”, shprehet Kasper Hjulmand, trajner i Danimarkës.
Nga të dhënat e fundit, të publikuara në mediat lokale, rezulton se aktualisht Eriksen është në gjendje të qëndrueshme dhe ka folur në telefon me shokët e skuadrës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta