Fati i futbollit shqiptar, Liga Profesioniste mblidhet sërish, pritet vendimi i radhës
Drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore do të mblidhen sot në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku do të diskutohet mbi fatin e kampionatit shqiptar.
Liga profesioniste ka bojkotuar kampionatin në tre javët e para, duke kërkuar plotësimin e katër pikave nga qeveria.
Katër kërkesat nga Liga Profesioniste e Futbollit për Qeverinë dhe Kuvendin:
- Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
- Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
- Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
- Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.
“Në përfundim të mbledhjes, që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, do të ketë edhe një qëndrim zyrtar për mediat nga Liga Profesioniste e Futbollit”,- njoftoi dje Liga Profesioniste e Futbollit.
Lexoni gjithashtu:
Ligji i sponsorizimeve, kërkesa kryesore e Ligës së Futbollit, pikat e tjera të diskutueshme
Skuadrat e Superiores protestojnë sërish, as java e tretë nuk luhet
Bojkoti i Superligës, Meta mesazh qeverisë: Dialogoni me Ligën Profesioniste të Futbollit
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta